Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Therje me thikë në Prishtinë, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ai dyshohet se e ka goditur me thikë një person tjetër më 04.04.2024 në Prishtinë.

Viktima pas goditjes ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.