Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Nisin Hetimet për Vdekjen e Aktivistit

Në një komunikatë për medie Ministria e Drejtësisë njoftoi se kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

“Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit. Përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit,” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria shpreh keqardhje për këtë vdekje dhe siguron se do të njoftojë opinionin “posa të merret raporti zyrtar nga organet gjegjëse”.

Vdekjen e aktivistit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari e konfirmoi për KALLXO.com komandanti i policisë Rajonale në Prizren Nexhmi Krasniqi.

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

Më pas për këtë vdekje njoftoi edhe Lëvizja “Vetëvendosje”.

http://kallxo.com/vetevendosje-astriti-u-shua-teper-heret/

Shërbimi Korrektues i Kosovës konstatoi se vdekja e Astrit Deharit ndodhi në rrethana të pasqaruara, ndërsa Prokuroria në Prizren rastin e regjistroi dhe po e heton si vdekje e dyshimtë.

http://kallxo.com/sherbimi-korrektues-keqardhje-per-vdekjen/

 

http://kallxo.com/syle-hoxha-e-dyshimte-vdekja-e-deharit/

Dehari ishte anëtar i kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, ndërsa po mbahej në paraburgim që më shumë se dy muaj nën dyshimin për sulmin me bombë në Kuvend që ndodhi më 4 gusht.