Në Suhodoll Vazhdon Kërkimi i të Pagjeturit nga Lufta

Sot gjatë ditës pritet të përfundojnë gërmimet në Suhodoll të Mitrovicës në kërkim të mbetjeve mortore të një viktime të luftës së fundit në Kosovë.

Në orën 9:00 të mëngjesit ekipi i mjekësisë ligjore është nisur për në Suhodoll të Mitrovicës për të vazhduar gërmimet në pjesën e mbetur në kërkim të një viktime të luftës.

Së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, prezent është edhe EULEX-i.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Këto gërmime mendohej të përfundonin më 24 gusht të këtij viti, por me kërkesën e familjarëve të ish- kryeministrit të ndjerë, Bajram Rexhepit, ato ishin shtyrë.

Familja Rexhepi ato ditë kishte hapur të pame dhe priste ngushëllime për shkak të vdekjes së ish-kryeministrit