Mustafa: Telekomi Përgjegjës për Vendimin e Arbitrazhit

Kryeministri Isa Mustafa tha se qeveria nuk merr asnjë barrë në lidhje me vendimin që “Vala” t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Z-Mobile”.

Në kohën e përcaktuar për parashtrim të pyetjeve në seancën e Kuvendit, deputeti Avdyl Ymeri e pyeti kryeministrin Mustafa rreth vendimit të arbitrazhit që “Vala” t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Z-Mobile”.

NDËRLIDHUR

Mustafa për këtë zhvillim e bëri përgjegjëse PTK-në.

“Ka qenë në përgjegjësinë e Telekomit të Kosovës, sepse ata duhet të jenë përgjegjës për kontratat që i lidhin ngase ata janë kompani e pavarur. Duhet të marrë përgjegjësi bordi e vetë ata”, tha Mustafa.

Në dhjetor të vitit të kaluar Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit vendosi që “Vala” t’ia paguajë kompanisë “Z-Mobile” 30 milionë euro, t’ia japë 100 mijë numra shtesë dhe t’ia ofrojë shërbimet 3 dhe 4 G.

“Z-Mobile” ishte operator virtual i “Valës”, ndërsa ishte zhvilluar një proces gjyqësor në lidhje me kontratën e nënshkruar mes këtyre dy kompanive, i cili përfundoi me shpalljen  të pafajshëm të të akuzuarve.

Devollët dhe Drejtuesit e PTK-së Shpallen të Pafajshëm

Mustafa më tutje duke iu përgjigjur Ymerit, tha se qeveria nuk do ta marrë asnjë barrë në lidhje me vendimin e arbitrazhit në kontestin “Vala”-“Z-Mobile”.

“Qeveria nuk e ka marrë asni barrë, sepse është kompania publike që është e pavarur dhe do te marrë përgjegjësinë për këtë. Unë e qeveria kemi me kërku përgjegjësi juridike”, tha Mustafa.

19 Prill 2017 - 12:04

Erjonë Popova 19/04/2017 - 12:04
NDËRVEPRIMI0

Mustafa: Telekomi Përgjegjës për Vendimin e Arbitrazhit

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend