Moti gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë vikend mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Indeksi UV në kufijtë e rrezikshmërisë Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme,  e lehë deri mesatare.

Sipas IHMK-së, në javën e ardhshme pritet të ketë reshje, por temperaturat do të jenë të larta, mbi vlerat e mesatareve