Dardan Molliqaj në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Molliqaj: PDK-ja po Sillet si Opozitë

Pasi Dega e PDK-së në Prishtinë e akuzoi sot Dardan Molliqajn për punësimin e 486 militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës për dy vjet, Molliqaj reagoi në Facebook, duke i cilësuar akuzat sjellje opozitare të PDK-së.

“PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë, prandaj kanë filluar të sillen si të tillë”,shkroi Molliqaj.

Ai akuzat i konsideroi shpifje, ndërsa shkroi se “Kriminelët e tyre nuk mund t’i ikin drejtësisë”.

“Por, ata duhet ta kuptojnë që opozita nuk bëhet me shpifje. Ata duhet ta kuptojnë që kriminelët e tyre nuk do të mund t’i ikin drejtësisë nën qeverisjen e Vetëvendosjes”,vijoi postimi i Molliqajt.

Më herët në konferencë, sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prishtinë Bujar Cakolli Molliqajn e quajti “kryebandit mollotovian”.

Cakolli deklaroi gjithashtu se pagat e militantëve të Vetëvendosjes Komunës së Prishtinës i kanë kushtuar 3 milionë euro për dy vjet.

http://kallxo.com/akuza-per-punesime-te-militanteve-te-vv-se-ne-prishtine/

Duke reaguar ndaj këtyre deklaratave që i quajti shpifje, Shpend Ahmeti paralajmëroi padi ndaj PDK-së.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-paralajmeron-padi-per-pdk-ne/