Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë. Foto: Facebook

Ministri Pritet të Bëhet me Banesë të Re

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili me të marrë postin e kreut të këtij institucioni, ka kryer edhe obligimin ligjor të deklarimit të pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Në regjistrin e deklarimit, ministri ka thënë se ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 155 mijë eurove.

Ministri Ismaili ka deklaruar se nuk ka veturë.

Në anën tjetër, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë ka 33 për qind të aksioneve në 3 shoqëri komerciale.

Ministri Ismaili nuk ka deklaruar para të gatshme, ndërsa ka treguar se ka detyrime kreditore ndaj bankave 47 mijë e 985 euro.

Të hyrat vjetore të kreut të Shëndetësisë kapin vlerën e rreth 35 mijë e 246 euro, 15 mijë e 246 euro nga paga si ministër dhe pjesa tjetër nga biznesi “Bon Vivant”.

Ministri Ismaili tregon se në banesën e tij do të dalë në vitin e ardhshëm.

“Banesa e deklaruar është në ndërtim e sipër, ne vitin 2018 do te transferohem ne atë banesë, ndërsa banesa ku jam aktualisht është shitur dhe do ta liroj ditën që do te transferohem”, thuhet në regjistrin e pasurisë së ministrit.

Për të shikuar regjistrin e deklarimit të pasurisë klikoni këtu.