Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Milaim Zeka Tregon a do t’i Ndalë Sharjet

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, pas përjashtimit të tij nga seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka dhënë një sqarim për opinionin publik.

NDËRLIDHUR

“Edhe 100 seanca mu largu nga Parlamenti, nuk do ta lejoje asnje njeri me u zgerdhi kur ne flasim per njerezit tane te vrare e te zhdukur”, ka sqaruar ai përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai tha se nuk do t’i lejojë djemtë e nipat, as mbesat e Vuçiqit, me shitë patriotizëm siç thotë Zeka të mykur, në emrin e gjakut të Kosovës.

“Sa per videon qe kemi polemizuar me Besa Gaxherrin, e cila pa te drejte edhte perzier ne menyren se si flas une, sharja nuk eshte drejtuar kunder deputeteve te LDK-se, as VV-se, as PAN-it, po kunder te gjithe atyre qe do ta lypin”, u shpreh ai.

Deputeti i Nismës tha: “Ka harambasha qe shajne, fyejne e kercenojne neper koridore, siç eshte rasti i avokatit te popullit, Sami Kurteshi, i ngritur ne karrier permes PDK se, tani militant i VV-se, por aty jemi, edhe me fole, edhe me debatu, edhe me u sjelle ne baze te normave qe na i caktojne rrugaçet, dhe ciniket e Vuçiqit, te veshur me petkun patriotik!!!” /21Media

10 Shtator 2017 - 21:25

RTV 21 10/09/2017 - 21:25
NDËRVEPRIMI0