Mbledhja e Kryesise se Kuvendit te Republikes se Kosoves

Mblidhet Kryesia e Kuvendit për Demarkacionin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të diskutuar dhe vendosur për një seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet për marrëveshjen për demarkacionin r kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Mbledhja është duke u mbajtur pas kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj të bërë pak orë më parë.

Kjo kërkesë vjen pas një deklarate të nënshkruar mes Presidentëve të Kosovës e malit të Zi, Thaçi e Vujanoviq, me të cilën parashihen modalitete të rishikimit të marrëveshjes për demarkacion pas ratifikimit të saj në Kuvend.

Në mbledhjen e kryesisë po mungon përfaqësuesi i Listës Serbe.