Kryeprokurori Aleksandër Lumezi I Foto: Kallxo.com

Lumezi Kritikon Mungesat e Prokurorëve në Gjykimet për Korrupsion

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës pasi Haxhi Durguti paraqiti raportin tremujor të Komisionit për Mbikëqyrjen e Luftimit të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, kryeprokurori Aleksandër Lumezi kritikoi mungesat e prokurorëve në gjykimet kundër korrupsionit.

“Kam një vërejtje shumë të madhe sa i përket rasteve të korrupsionit. Nuk duhet që prokurori i rastit  të mungoi në seanca gjyqësore kur kemi të bëjmë me raste të korrupsionit”,  tha Lumezi.

Lumezi më tutje deklaroi se për mungesa të tilla përgjegjësi kanë edhe kryeprokurorët e prokurorive.

KALLXO.com ka shkruar për shumë raste të mungesës së prokurorëve. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.