Fatmir Limaj në Kuvend - Foto: KALLXO.com

Limaj: Kjo Seancë Është Ndërhyrje në Drejtësi

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, debatin në Kuvendin e Kosovës për vlerat e UÇK-së e ka cilësuar tepër të vonuar.

“Kjo seancë me së paku ose hiç s’u ndihmon atyre. Ne sot pas shumë gabimeve që kemi bërë po e bëjmë edhe njët tjetër me vetëdije. E dimë që kjo seancë veç i dëmton e s’i ndihmon ata njerëz. Kjo seancë sot është ndikim ose interferim në sistemin e drejtësisë. Po flasim pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit”, tha Limaj në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.

Deputeti Limaj u bëri thirrje kolegëve që të mos tentojnë të përdorin vuajtjet e dhimbjet e familjeve të të dënuarve për poena të lirë politikë, “kishe po bëjmë diçka”.

“Kjo seancë nuk i ndihmon familjet. Ishalla nuk i dëmton ma shumë“, tha ai.

Fatmir Limaj e ka quajtur turp sjelljen dhe qasjen e shtetit ndaj njerëzve të lirisë.

Limaj theksoi se kjo seancë po e dëmton shtetin.

http://kallxo.com/kerkon-nga-deputetet-te-mos-kontestojne-vendimet-e-gjykatave/