Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese - Foto: KALLXO.com

Kushtetuesja Mban të Ngrirë Zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Supreme

Enver Peci duhet të pres të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm për t’u dekretuar nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet ky vendim është rezultat i dokumenteve shtesë që i kanë paraqitur palët në procedurë.

Në mars të këtij viti gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme.

Enver Peci ishte zgjedhur me shumicë të votave nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Pak ditë më pas, Gjykata Kushtetuese e pezulloi zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, duke i dhënë parimisht të drejtë ankueses për këtë votim.

http://kallxo.com/gjykata-kushtetuese-ngrin-enver-pecin/