Mimoza Kusari-Lila | Foto: KALLXO.com

Kusari-Lila: Kosova sot Rrezikoi Shtetësinë

Pas nismës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, reagoi Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa,

Ajo vlerësoi se kjo nismë rrezikoi shtetësinë e Kosovës.

“Sonte me ni veprim të pamatun të kryeministrit, presidentit, të kryeparalamentarit, Kosova ka rreziku shetësinë e saj”, tha Kusari-Lila.

Ajo përmendi dy rrugët që sot kishte Kosova.

“Sot jemi ballafaqu me dy rrugë: rrugën e partnerëve europianë, SHBA, Britani, BE e të tjerë dhe vorbullës që të mbesim në mëshirën e Rusisë e Kinës”, tha Kusari-Lila.