Shani e Bahri Maloku, të vrarë në fshatin Plloçicë të Malishevës. Foto: Kallxo.com

Kërkohet Paraburgim për të Arrestuarit në Lidhje me Vrasjen në Plloçicë

Prokuroria në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të arrestuarve nën dyshimin për vrasjen e dy vëllezërve Maloku në Plloçicë të Malishevës.

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që të caktojë masën e paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar dje nën dyshimin se kanë kryer vrasjen e dy vëllezërve Maloku në Plloçicë të Malishevës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani.

“Po, sapo dola nga seanca dëgjimore. Ne paraqitëm kërkesat ndaj dy të dyshuarve për paraburgim 30 ditor në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur dje në Malishevë”, tha Matjani.

Ai më tutje shtoi se tash pritet vendimi i Gjykatës në Gjakovë për të parë se çfarë mase do të shqiptohet.

Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.

Dy të Vrarë në Malishevë

KALLXO.com mësoi dje se njëri nga vëllezërit e vrarë ishte pjesëtar i FSK-së.

Njëri nga të Vrarët në Malishevë Pjesëtar i FSK-së

Në lidhje me këtë vrasje dje u arrestuan dy persona.

Arrestohen Dy Persona për Vrasjen në Malishevë

Për KALLXO.com mbrëmë foli njëri nga dëshmitarët e vrasjes.

VIDEO – Flet Dëshmitari i Vrasjes së Vëllezërve në Plloçicë të Malishevës

Vrasjen e dyfishtë në Plloçicë të Malishevës e dënoi Presidenti Hashim Thaçi.

10 Mars 2018 - 12:21

Lekë Muqaj 10/03/2018 - 12:21
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend