FOTO nga vendi i ngjarjes - KALLXO - 05.12.2019.

Prokuroria në Prizren jep detaje për vdekjen e ish-prokurorit Agron Matjani

KALLXO.com para pak çastesh raportoi se Agron Matjani, ish-prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren.

“Rreth orës 9 30 minuta është raportuar nga familjarët e viktimës se personi i apostrofuar nga ana e juaj është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren”, ka thënë për KALLXO.com Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë.

Aktakuzë kundër ish-prokurorit Agron Matjani

Prokuroria Themelore bë Prizren ka dhënë detaje për vdekjen e ish prokurorit Matjani.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M, – ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij  në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij. Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Prokuroria ka bërë të ditur se me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

KALLXO.com është në vendin e ngjarjes, në afërsi të banesës ku është gjetur i vdekur ditën e sotme ish-prokurori Agron Matjani.

KALLXO.com ju sjellë foto nga vendi ngjarjes ku shihen Policia e Kosovës e cila e ka rrethuar zonën me shiritat e sigurisë.

Poashtu në vendin e ngjarjes është edhe një autoambulancë dhe ekipet e Mjekësisë Ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku është gjetur i vdekur ish-prokurori Agron Matjani