Gjendet i vdekur ish-prokurori Agron Matjani

Agron Matjani, ish-prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren. KALLXO.com merr vesh se Matjani është gjetur i vdekur nga familjarët e tij.

“Rreth orës 9 e 30 minuta është raportuar nga familjarët e viktimës se personi i apostrofuar nga ana e juaj është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren”, ka thënë për KALLXO.com Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë.

“Njësitet relevante të Policisë janë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë. Tani për tani nuk mund të flasim më shumë lidhur me këtë rast”, ka thënë Osmanollaj.

Ndryshe ish-prokurori Agron Matjani ishte duke u gjykuar nën akuzat e prokurorisë se në disa raste penale, në cilësinë e personit zyrtar- prokuror, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, dhe në këtë mënyrë për kryesit e veprave penale ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer.

Aktakuzë kundër ish-prokurorit Agron Matjani

.