Trupi i pajetë i ish- prokurorit Agon Matjani tërhiqet nga Mjekësia Ligjore

Ish- Prokurori Agron Matjani mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka treguar se rreth orës 9 e 30, është raportuar nga familjarë të Matjanit se ky i fundit është gjetur i vdekur. Rasti tani është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Ekipi i KALLXO.com i cili është në vendin e ngjarjes ka treguar se trupi i pajetë i ish- prokurorit Matjani është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Para banesës së ish- prokurorit Matjani gjenden edhe veturat e ambulancës si, të IML-së si dhe të njësive të tjera policore.

Më poshtë u sjellim pamjen e bartjes së trupit të ish- prokurorit Matjani drejtë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ndryshe ish-prokurori Agron Matjani ishte duke u gjykuar nën akuzat e prokurorisë se në disa raste penale, në cilësinë e personit zyrtar- prokuror, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, dhe në këtë mënyrë për kryesit e veprave penale ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer.

Aktakuzë kundër ish-prokurorit Agron Matjani

KALLXO.com publikoi edhe një përmbledhje të pënëes së ish-prokurorit Matjani dhe akuzat e ngritura ndaj tij.

Për çka akuzohej ish-prokurori Agron Matjani që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Pamje nga vendi i ngjarjes ku është gjetur i vdekur ish-prokurori Agron Matjani