Foto-ilustrim

Kërkohet Hetim për Faljen e Kundërligjshme të Borxheve

Vendimi për faljen e 51 milionë eurove borxhe ambalazhuesve të ujit po cilësohet i kundërligjshëm.

Vendimi për faljen e borxheve për detyrimet që kanë ambalazhuesit e ujit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës i datës 3 tetor, po cilësohet si i kundërligjshëm nga Instituti GAP, GSJP dhe INDEP.

NDËRLIDHUR

Këto organizata kërkojnë anulim të vendimit dhe i bëjnë thirrje prokurorisë të fillojë hetimet për personat e përshirë në këtë vendim të jashtëligjshëm.

Organizatat vlerësojnë se nga ky vendim ka përfituar prej pasurisë së shtetit një grup i vogël njerëzish.

“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Ujërat e Kosovës, burimet ujore janë pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës. Vendimi për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit është në kundërshtim me përcaktimin e pronësisë së burimeve ujore të Republikës së Kosovës, sepse nga ky vendim ka përfituar një grup shumë i vogël nga kjo pasuri shtetërore”, thuhet në reagimin e tri organizatave.

Sipas organizatave të shoqërisë civile, falja e borxheve është në kundërshtim me Ligjin për Ujërat dhe nuk mund të bëhet e ekzekutueshme pa marrë aprovimin e Kuvendit.

“Falja e borxheve për shfrytëzuesit e ujit gjithashtu është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet dhe legjislacionin në fuqi”, vijon reagimi.

Tri organizatat më tutje citojnë edhe nenin 6, pikën 1 të Ligjit për Ujërat e Kosovës, i cili e obligon pagesën e atyre që shfrytëzojnë këtë pasuri të vendit.

“Shfrytëzuesi i ujit, do t’i paguajë të gjitha shpenzimet të cilat dalin nga ofrimi i shërbimeve në të cilat do të jenë të përfshira edhe shpenzimet e resurseve ujore për shfrytëzim”, thuhet në nenin 6 e pikën 1 të këtij ligji.

Organizatat më tutje konstatojnë se falja e borxheve nuk mund të bëhet nga qeveria.

Kësisoj, falja e borxheve nuk mund të bëhet me vendim ekzekutiv të qeverisë, pa marrë aprovimin e Kuvendit. Shembull për këtë është edhe Ligji për Faljen e Borxheve Publike, i cili u aprovua në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në reagim.

Këto organizata vlerësojnë se përveç këtij neni, është shkelur edhe parimi I përfshirjes në diskutim i palëve të interesit nga po i njëjti ligj.

Organizatat më tutje konstatojnë se vendimi për faljen e 51 milionë eurove borxhe cenon qëndrueshmërinë e sektorit të ujërave.

“Përveç se i kundërligjshëm, vendimi për faljen e borxheve cenon edhe qëndrueshmërinë e sektorit të ujërave. Në bazë të Ligjit për ujërat e Kosovës mjetet financiare për administrimin, menaxhimin dhe zhvillimin e ujërave sigurohen pikërisht nga pagesat si ato të ambalazhuesve të ujit dhe të shfrytëzuesve tjerë”, vijon reagimi.

GAP, INDEP dhe GSJP thonë se vendimi për faljen e borxheve do të ndikojë te bizneset për të mos paguar obligimet ndaj shtetit.

“Duke u bazuar në këtë vendim ad-hoc, shumë biznese do të hezitojnë t’i paguajnë detyrimet e tyre ndaj shtetit të Kosovës dhe kështu borxhet e tyre do të grumbullohen dhe bëhen të papërballueshme. Në anën tjetër, institucionet publike do të kenë në vazhdimësi mungesë të të hyrave buxhetore”, thuhet në reagim.

Në fund të vitit 2014 “Drejtësia në Kosovë” shfaqi hulumtimin për borxhin që ambalazhuesit e ujit i kishin shtetit dhe dështimin institucional për ta mbledhur atë borxh.

“Avullohen” Taksat Ujore

Qeveria e kaluar me një udhëzim administrativ kishte përcaktuar që borxhi i ambalazhuesve të ujit për taksën ujore të paguhej brenda dy vjetësh, por Qeveria Haradinaj kur fali borxhet, ndryshoi nenin që përcakton këtë afat pagese.

11 Tetor 2017 - 17:06

Rrahman Ramaj 11/10/2017 - 17:06
NDËRVEPRIMI2

Kërkohet Hetim për Faljen e Kundërligjshme të Borxheve

by Rrahman Ramaj
NA NDIQNI

Send this to a friend