Foto: Ilustrim

Këmbësori Goditet nga Vetura

Një person është dërguar në QKUK pas lëndimeve që ka marrë pasi është goditur nga një veturë.

Aksidenti ka ndodhur në rr. “Tirana”, në kryeqytet.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, e ka konfirmuar për KALLXO.com informacionin.

“Rreth orës 14:30 një aksident ka ndodhur në rrugën “Tirana”. Të përfshirë në aksident janë një veturë dhe një person. Një mashull është lënduar dhe është dërguar në QKUK për tretman”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, shoferi që e ka shkaktuar këtë aksident është arrestuar nga Policia.