Kadri Veseli e Naser Ramadani u Shpallin Luftë Veturave të Vjetra në Prishtinë

Kërkesa e tyre erdhi pas shqetësimeve të ngritura tash e disa ditë se ndotja e ajrit në Prishtinë i tejkalon normat e lejuara.

“Ajo që është primare është evidentimi i veturave të vjetra në mënyrë që të ruhet jeta e qytetarëve dhe fëmijëve tanë. Po ashtu duhet të ndalim edhe degradimin e qytetit tonë”, tha Veseli sot pas takimit me Ramadanin.

Ai tha se takimi i sotëm me drejtorin e IKShP-së lidhet me “sensibilizimin dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve”.

Ramadani, nga ana e tij, e pranoi se qyteti i Prishtinës është i zhytur në ndotje, ndërsa shkalla e ndotjes së ajrit, sipas tij, është më e larta në Ballkan.

“Ne propozojmë heqjen nga qarkullimi të veturave të vjetra dhe atyr epa katalizator. Poashtu duhet të kemi kujdes me lëndët djegëse. Janë disa masa urgjente që duhet të ndërmerren”, tha ai.