// E enjte ORA 20:20

70

12 Mars 2015

Jeta në Kosovë Diskuton për Integrimin e Strukturave Paralele

Emisioni TEMA

Të enjten në “Jeta në Kosovë” do të transmetohet emisioni i radhës “Tema” ku do të diskutohet për aspektin e sigurisë, në veçanti për integrimin e strukturave të sigurisë që kanë funksionuar në kuadër të MUP-it serb si pjesëtarë të Policisë dhe si pjesëtarë të asaj që njihet si “Mbrojtja Civile”.

Përfaqësues nga shoqëria civile në Prishtinë e Beograd do të flasin për atë se sa janë të integruara këto struktura në organet e rendit dhe sigurisë të Kosovës?
Kush janë këto struktura? Çfarë funksionesh kanë dhe sa është numri i personave që kanë këto organizata?
A është arritur ndonjë marrëveshje në Bruksel për integrimin e tyre në Polici, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe organet tjera të sigurisë? Si po shkon integrimi i tyre?

Për të diskutuar për këto tema, Faik Ispahiu ka ftuar:

Florian Qehaja – drejtor, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë;
Valdete Idrizi – aktiviste e Shoqërisë Civile – Mitrovicë;
Maja Bjelosh – hulumtuese, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë;
Isidora Stakiq – hulumtuese, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë.

“Jeta në Kosovë” këtë të enjte do të transmetohet nga ora 20:05.

 

NDËRLIDHUR

Konferenca
 

Të Përçarë Rreth Dialogut

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha sot se dialogu i Kosovës me Serbinë nuk ka alternativë, por kërkoi të ketë më shumë transparencë nga institucionet e Kosovës rreth këtij procesi.

Konferenca
 

Publikimi i Raportit “BIG DEAL”

Zëvendës-ambasador i Hungarisë në Kosovë, Istvan Sipos, duke folur për mungesën e transparencës, shfaqi një rast të ngjashëm të keqkuptimit me një marrëveshje që kishte Hungaria dhe Serbia për lirinë e lëvizjes.

TË FUNDIT

PZAP
 

Lista Serbe Dënohet me 22 Mijë Euro

Një spot zgjedhor që bënte thirrje për votë për Listën Serbe dhe i cili në kuadër të spotit përmbante fjalët “Vota për Listën Serbe është votë për Serbinë në Kosovë dhe Metohi”, i ka kushtuar me 22 mijë euro gjobë partisë me seli në veri të vendit. BIRN dhe Internews Kosova më 18 tetor ka […]

dosja "Tahiri"
 

Vendimi Gjyqësor që Rrëzon Pretendimet e Saimir Tahirit

Në vitin 2015, ish-ministri Saimir Tahiri deklaroi se nuk kishte të dhëna që Habilajt kishin precedentë në momentin që u shiti makinën, por një vendim i Gjykatës së Vlorës i vitit 2005 tregon se Moisi Habilaj u hetua pasi gjurma e gishtit të tij u gjet mbi pakot me 53 kg kanabis, por ia hodhi drejtësisë me vetëm 10 muaj burg.

krahasim
 

Rënia e Sokol Bashotës 2013- 2017

Sokol Bashota, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Klinës, ka pësuar rënie në numrin e votave të fituara në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në krahasim me ato të zgjedhjeve të vitit 2013. Nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku janë numëruar mbi 96 përqind të vendvotimeve, Bashota mori 6 […]

kriza në kataloni
 

‘Puigdemont Nuk do të Ketë Asnjë Pushtet të Shtunën’

Presidenti separatist i Katalonisë, Carles Puigdemont nuk do të ketë më asnjë pushtet të shtunën, pasi Senati të autorizojë pezullimin e autonomisë së këtij rajoni, deklaroi sot zëvendëspresidentja e Qeverisë spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria. “Presidenti i Generalitat (ekzekutivi katalanas), nuk do të ushtrojë më funksionet pasi të publikohet kjo marrëveshje”, deklaroi Soraya Saenz de […]

 

Ngritja Meteorike e Gazmend Muhaxherit 2013- 2017

Gazmend Muhaxheri, kandidat Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Pejës, ka shënuar rritje të konsiderueshme të votave në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në, krahasim me ato të zgjedhjeve të vitit 2013. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Muhaxheri në zgjedhjet e 22 tetorit sivjet fitoi 21 mijë e 568 vota, përkatësisht 50,31 përqind të […]

Tash

NA NDIQNI

'Puigdemont Nuk do të Ketë Asnjë Pushtet të Shtunën'

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend