Jahjaga në nisje të vrapimit | Foto: Facebook

Ish-Presidentja Vrapon në ‘Shtegun e Shpresës’

Ish-presidentja Atifete Jahjaga sot ishte njëra nga pjesëmarreset në vrapimin “Shtegu i Shpresës”

Jahjaga postoi disa foto në facebook ku shihet në vijën startuese të këtij aktiviteti.

Bashkë me Jahjagën në këtë vijë ishin edhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe kryetarët e Drenasit dhe Skenderajt Ramiz Lladrovci e Bekim Jashari.

“Në përkrahje të Shtegut të Shpresës, sot mora pjesë në vrapin 100 kilometërsh të organizuar nga Kosova Trail Running Association për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë”, shkroi Jahjaga në facebook.

Jahjaga më tutje i përgëzoi organizatorët për këtë vrapim.

Vrapimi nisi nga Prekazi, ndërsa do të shkojë drejt Glogjanit për të përfunduar në Koshare.