Isa Mustafa, Kushtëzon VV-në me Sqarime

Mustafa i cili drejtoj Prishtinën deri para ardhjes së Shpend Ahmetit ka kërkuar llogari për dosjet të cilat Vetëvendosje i ka dërguar prokurorisë për qeverisjen e Prishtinës nga LDK.

“Neve Vetëvendosje na kanë quajtur tradhtarë. Dhe nëse dikujt i themi tradhtar atëherë pa u sqaruar nuk do te mund të ulemi në tavolinë”, tha Mustafa

Isa Mustafa mbajti sonte një takim me kryetarët dhe nënkryetarët e degëve të LDK-së në Prishtinë për të diskutuar për kandidatet e mundshëm për kryetar të Prishtinës. Diskutuam për ata kandidatë që janë të duhur për Prishtinën”, tha Mustafa, pa përmendur emra konkretë. Sa i përket konstituimit të kuvendit Mustafa tha se po presin që PAN-i t’i konsumojë procedurat për të prezantuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. “Nuk ka arsye të bllokohet vendi”, tha Mustafa, duke përsëritur qëndrimin se LDK nuk do ta votojë Kadri Veselin.

Vendi për dy muaj rresht  ka dështuar të themeloj qeverinë e re e cila do të duhej të dilte nga zgjedhjet e 11 qershorit. Kuvendi deri më tani ka dështuar në disa iniciativa për të hedhur hapin e parë atë të zgjedhjes së kryetarit. Ky dështim ka ardhur pas refuzimit të koalicionit PAN për të qenë pjesë e punimeve të kuvendit. Për të mërkurën kryesuesi i kuvendit Adem Mikullovci ka paralajmëruar një takim me përfaqësuesit e partive parlamentare për të diskutuar kohën e mbajtjes së seancës së radhës. Në zhvillime të tjera ambasadorët e QUINT-it në Kosovë kanë bërë thirrje të vazhdueshme që PAN të jetë në kuvend dhe institucionet të themelohen sa më parë.