Foto-ilustrim

Identifikohet Autori i Dyshuar i Vrasjes në Ferizaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë për KALLXO.com se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes që ka ndodhur sonte në Ferizaj.

KALLXO.com raportoi se një person është vrarë sonte në rrugën “Reçaku” të Ferizajt.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt viktima është një person i moshës 20-30 vjeçare.

I pyetur nga KALLXO.com për këtë rast, kryeprokurori Jashari tha se autori i dyshuar për këtë vrasje tashmë është identifikuar dhe Policia është vënë në veprim.

“Ende nuk dihet ndonjë motiv që mund të ketë ndikuar në shkaktimin e vrasjes”, tha kryeprokurori.

Sipas tij, i dyshuari është i moshës afërsisht të njëjtë me viktimën.

“Vrasja është kryer me revole. Jemi në vendin e ngjarjes dhe kaq mund të them për momentin”, tha për KALLXO.com kryeprokurori i Ferizajt.