Foto Ilustrim

Vrasje në Ferizaj

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Ferizaj.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reçaku” në Ferizaj ndërsa viktima është një person në mes 20 dhe 30 vjet.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi, i cili nuk ka dhënë detaje për motivin por ka thënë se Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.