Foto: Ilustrim

Hyn për të Vjedhur, Kërcen nga Kati i Katërt i Banesës

Policia njofton se një person ka pësuar lëndime trupore pasi kishte kërcyer nga kati i katërt i një ndërtese.

Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas Policisë, i dyshuari bashkë me një person tjetër kishin hyrë për të vjedhur në një banesë në rr. “Xhavit Bajraktari”, në Prizren.

Të dyshuarit pasi kanë vërejtur se është kthyer pronari, njëri nga ta duke tentuar të ikte ka kërcyer nga kati i katërt i banesës, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Këtë rast Policia po e trajton si tentim vjedhje – lëndim trupor.