Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohen dy persona, dyshohet se i vodhën portofolin një gruaje

Raportohet se janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një vjedhje.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, ku dyshohet se personat e arrestuar i kanë vjedhur një gruaje kuletën.

Pas kësaj, ankuesja kishte kërkuar ndihmën e zyrtarëve policorë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes ku ishte kryer vjedhja.

Zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar dhe nga reagimi i tyre i shpejtë është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarave.

Të arrestuari janë B.K dhe P.K.

Ky rast është cilësuar si vjedhje.

Hetuesit policorë kanë filluar me procedurat e nevojshme policore ndaj dy personave të dyshuar së bashku në koordinim me prokurorin e shtetit.