Pejë, disa persona mundohen të vjedhin dy televizorë

Disa persona janë munduar të vjedhin dy televizorë, në fshatin Vitromericë në Pejë.

Vjedhja e tyre dështoi falë Policisë së Kosovës të cilët intervenuan dhe e pamundësuan këtë vjedhje.

Nga raporti i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit janë arratisur.

Ngjarja ka ndodhur më 4 gusht.