Komoran, hajnat tentojnë të vjedhin arkën

Një tentim vjedhje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Komoran të Drenasit.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 03:20, një roje fizike ka raportur në Polici se disa persona të dyshuar kanë tentuar të depërtojnë me forcë në çatinë e një objekti me qëllim që të vjedhin.

Sipas detajeve të Policisë, të dyshuarit kanë tentuar të vjedhin arkën e metaltë të cilën e kanë afruar deri afër një dere mbrapa objektit.

Të dyshuarit për këtë rast janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.