Ministrja në Komision | Foto: KALLXO.com

'Hetim Deklaratave të Tomë Gashit dhe Ekspertëve të Pavarur'

Gjatë debatit në Kuvend rreth vdekjes së Deharit, ministrja Hoxha tha se pret që prokuroria t’i marrë në pyetje avokatin dhe ekspertët të cilët sfiduan raportin zyrtar të institucioneve që nxorën përfundimin se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

“Unë kam kërkuar nga kryeprokurori që të hapet pista e hetimit edhe në pretendimet e tyre dhe këta të tre të intervistohen”, tha ministrja Hoxha.

“Prokuroria është duke hetuar shkaqet e vdekjes, duhet t’i lëmë ta bëjnë punën e tyre. Jemi të interesuar që ky rast të hetohet deri në fund, qoftë nëse është nevoja edhe me ndërkombëtarë”, shtoi ajo.

Paraprakisht, AAK kërkoi që në hetimin e vdekjes së Astrit Deharit të përfshihet edhe FBI.

http://kallxo.com/aak-jashte-debatit-per-deharin-kerkon-hetim-nga-fbi/