Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Nuk Lavdërohem me Numrin e Zv.ministrave

Në mbledhjen e Kuvendit Ramush Haradinaj tha se nuk lavdërohet me numrin e zëvendësministrave.

“Nuk është se është lajm i mirë numri i zëvendësministrave, nuk lavdërohem me këtë numër. Diku 74 ose 76 ka pasë qeveria e kaluar, por nuk i ka bërë publik, por ekzistojnë të dhënat për këtë. Besoj që në janar do të obligohen këta ministra që të nxjerrin të paktën pagën e vet”, tha Haradinaj.

Kryeministri më tutje tha se çështja e numrave duhet të rregullohet me Ligjin për Qeverinë.

“Ligji për qeverinë mendoj me sjellë në parlament në një moment të një dakordimi politik që të paktën që ata që formojnë qeveri pas meje ta kenë një kornizë ligjore që i obligon”, tha Haradinaj.

Ndaj fjalëve të Haradinajt për zëvendësministrat reagoi sot kryetari i LDK-së Isa Mustafa.tha se qeveria e drejtuar prej tij nuk kishte më shumë zëvendësministra se Qeveria Haradinaj.

http://kallxo.com/mustafa-e-pergenjeshtron-haradinajn-per-numrin-e-zevendesministrave/

Gazeta Jeta në Kosovë i bëri një analizë kabinetit të Haradinajt.

Sa na Kushton “Ushtria” e Gjeneralit

Haradinaj foli edhe për mungesat e anëtarëve të kabinetit të tij në Kuvend. Tha se sot po ua jep vërejtjen e fundit atyre që mungojnë.

“Çdo ministër që nuk është në seancë nuk është në rregull, ua kam thënë edhe këtë në qeveri, po ashtu edhe kryetarëve të partive të koalicionit të jetë kjo vërejtja ime e fundit për kolegët e mi ministra që nuk vijnë e nuk qëllojnë këtu kur bëhet fjalë për pjesën që dedikohet atyre”, tha Haradinaj.

http://kallxo.com/haradinaj-ministrave-respektojeni-kuvendin/