Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Nuk Di si do të Shkojë Pjesa e Mbetur e Seancës

Ramush Haradinaj tha se nuk e di si do të shkojë pjesa e mbetur e seancës për demarkacionin

“Nuk e di si do të shkojë pjesa që ka mbetur, por si qeveri presim që deputetët të përmbushin pjesën e mbetur”, tha Haradinaj.

Ai deklaroi se duhet të merret parasysh edhe gjendja shëndetësore e dy deputetëve pas hedhjes së gazit lotsjellës.

“Kjo është e ndishme duhet të shohim me ta qysh e kan gjendjen(Flora Brovina e Ramiz Kelmendi)”, tha Haradinaj.

Kryeministri deklaroi se e ka ndjesinë e njëjtë si kur ishte pjesë e hedhjes së gazit lotsjellës, ashtu edhe tash kur e thithi atë.

“S’po ndryshojke shumë ndjesia”, tha Haradinaj.