Haradinaj pas daljes nga takimi | Foto: KALLXO.com

Haradinaj: ‘Dola se Mustafa po Flet si Meha’

Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së doli i pari nga takimi që liderët e subjekteve të pozitës dhe opozitës po zhvillojnë për demarkacionin.

Haradinaj shpjegoi se e lëshoi takimin, ngase sipas tij Isa Mustafa po flet si Murat Meha.

“Isa Mustafa pas një viti, sot flet si Murat Meha, s’mujta me duru edhe dola,” tha shkurt Haradinaj.

Murat Meha drejtoi komisionin kosovar në bisedimet për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, një marrëveshje që u arrit më 26 gusht 2015 në Vjenë, por që ende nuk është ratifikuar nga Kosova.

Pak para se të nënshkruhej marrëveshja për demarkacionin, Haradinaj ia  kishte përplasur për fytyre Mehës një hartë me të cilën ai argumentonte vijën kufitare për të cilën komisioni ishte pajtuar.

http://kallxo.com/demarkacioni-me-malin-e-zi-perplas-ramush-haradinaj-dhe-murat-mehen/

Haradinaj e konfirmoi se në takim po bisedohet për demarkacionin.

Takimi është duke vazhduar edhe pas daljes së Haradinajt.