Prizreni. Foto: Atdhe Mulla

Arrestohet nëna pasi refuzon të kujdeset për fëmijët

Është arrestuar një grua në Prizren pasi refuzoi të kujdesej për dy fëmijët e saj të mitur.

Sipas raportit të policisë, këta dy fëmijë janë dërguar dhe vendosur në Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve.

Pas marrjes në pyetje, të dyshuarës me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.