Foto-ilustrim

Grabitje e Armatosur në një Pompë Derivatesh

Dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në një pompë derivatesh në Shtime.

Policia njofton se dy punëtorë të kësaj pompe kanë qenë prezentë gjatë grabitjes së rreth 700 eurove nga personat e dyshuar.

Në raportin ditor thuhet se të dyshuarit kanë rrahur njërin nga punëtorët prezentë duke ikur pastaj nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se gjatë ikjes është gjuajtur me armë zjarri në ajër me ç’rast është gjetur një dhe konfiskuar një gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk ka të arrestuar për këtë rast dhe policia po vazhdon të hetojë rastin, i cili ka ndodhur dje rreth orës 6:00.