Foto: Ilustrim

Godet Fëmijën Këmbësor, Largohet nga Vendi i Ngjarjes

Policia njofton për një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 12:30.

Sipas raportit policor, një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veturën “VW” nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin – fëmijë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nga goditja fëmija ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.