Përkrahës të pavarësisë së Katalonisë - Foto: Rtv21

Gjykata Spanjolle Anulon Pavarësinë e Katalonisë

Gjykata Kushtetuese spanjolle ka anuluar deklaratën e pavarësisë së Katalonisë.

Kjo erdhi pasi Gjykata Supreme pranoi rastin e rebelimit kundër lidershipit të Katalonisë, përfshirë këtu presidentin regjional Carles Puigdemont, shkruan rtv21.tv.

Të tjerë të implikuar janë edhe folësi i parlamentit Carme Forcadell, një aktivist i pavarësisë.

6 persona mund të pranojnë akuza për rebelim, kryengritje dhe përvetësim.

Senati i Spanjës ka votuar duke i dhënë kryeministrit Mariano Rajoy fuqi të reja nën artikullin 155 të kushtetutës.

Rajoy menjëherë largoi nga detyra qeverinë katalane dhe caktoi zgjedhje të reja me 21 dhjetor, duke premtuar rikthimin e ligjshmërisë në regjion./21Media