Një i Vdekur në Aksident

Një i ri ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë, në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën Ferizaj-Gjilan.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani, konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Radivojc të Vitisë. Vetura e tipit “Opel Vectra”që drejtohej nga A.V, nga shpejtësia e madhe, ka humbur kontrollin dhe ka goditur rrethojën e një shtëpie afër rrugës.

Një person ka vdekur në vendngjarje, kurse tjetri me lëndime të rënda është transportuar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit, dhe më pas në Qendrën e Klinikës Universitare në Prishtinë. Ai është jashtë rrezikut për jetë.