Nga një mbledhje e qeverisë | Foto: ZKM

Emërohen Anëtarët e Komisionit për Shënjimin e Kufirit

Qeveria e Kosovës sot emëroi anëtarët e Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi

Kryeministri Ramush Haradinaj në vendimin e tij të parë në krye të qeverisë emëroi kryetar të këtij komisioni Shpejtim Bulliqin. ndërsa dje ka emëruar anëtarët e Komisionit.

Dje komisioni u plotësua me anëtarët Riza Smaka, Zejnullah Gruda e Florim Isufaj.

Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se kjo është një përmbushje e një obligimi ligjor pasi që sipas tij  ka pasur një vakum pas ndërprerjes së mandatit të komisionit paraprak./21Media