Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Vaton Durguti - Foto: KALLXO.com

Durguti: Do të Punoj që Lëndët të Zgjidhen në Kohë sa më të Shkurtër

Vaton Durguti, kryetari i rizgjedhur i Gjykatës Themelore të Gjakovës, ka premtuar se pas katër viteve të mandatit të tij të dytë, qytetarët e rajonit të Gjakovës nuk do presin me vite të tëra për t’iu zgjidhur lëndët e tyre.

Durguti, siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, ka deklaruar se do angazhohet që të rritet besueshmëria e qytetarëve në Gjykatën që ai e drejton.

“Besoj që gjatë apo deri në përfundim të këtij mandati besueshmëria e publikut do të jetë shumë më e madhe në Gjykatën të cilën e drejtoj. Dhe besoj që pritshmëria e qytetarëve për t`i zgjidhur rastet e tyre në këtë gjykatë të jetë shumë më e shkurtër”, ka deklaruar i pari i Gjykatës së Gjakovës, Vaton Durguti, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.

Ai ka thënë se njëra ndër çështjet më emergjente në gjykatën e Gjakovës dhe degët e saj është ajo e emërimit të gjyqtarëve të cilët sipas tij mungojnë.

Deklaratën e plotë të kryetarit Durguti mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: