Foto-ilustrim

I Dehuri Gjuan me Armë në Drejtim të Viktimës

Policia ka arrestuar një person, që dyshohet se është autori i një vrasjeje në tentativë që ka ndodhur në fshatin Dobidol të Rahovecit.

Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:40.

Sipas raportit të Policisë është arrestuar i dyshuari i cili në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Në vend të ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa në murin e shtëpisë së viktimës vëreheshin tri vrima të shkaktuara nga predhat.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 42 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.