Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

I Dehuri Dëmton Fletëvotimet dhe Kthehet të Votojë pas Disa Orësh

Prokurori përgjegjës për komunën e Ranillugut, Shefik Mehmeti, tha të dielën se një person i ka dëmtuar disa fletëvotime në komunën e Ranillugut, duke shkuar në qendër të votimit në gjendje të dehur.

“Një i moshuar rreth moshës 70 vjeçare i komunitetit serb ne Ranillug në mëngjes ka ardhë të votojë në gjendje të dehur, i ka marrë fletëvotimet edhe i ka shqyer, më vonë ka ardhur prapë të votojë në të njëjtën gjendje por nuk është lejuar. Gjatë ditës ka qenë ne kërkim prej Policise dhe tani është gjetur dhe është duke u dërguar në stacionin policor” Shefik Mehmeti, prokuror pergjegjës për Ranillug