#DebatPernime për 38 Komunat e Kosovës

Që nga 21 shtatori, për çdo mbrëmje nga ora 19:45 në TV21 dhe drejtpërdrejt në faqen e KALLXO.com në Facebook, kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit do t’i shpalosin programet e tyre në #DebatPernime të moderuar nga Jeta Xharra.

Rreth 200 kandidatë për kryetarë të komunave do të dalin përballë opinionit për t’i paraqitur planet e tyre në garën për kryetarë të komunave.

Debatet e bazuar në hulumtimet disamujore në teren të ekipeve të KALLXO.com i japin mundësi kandidatëve që ta prekin gjendjen reale në komunat përkatëse, por edhe votuesve që ta shohin se sa janë përmbushur premtimet e dhëna katër vjet më parë nga drejtuesit aktualë të komunave dhe cilat mbesin sfidat kryesore për mandatin e ardhshëm.

Secili qytetar mund të bëhet pjesë e këtyre debateve duke dërguar pyetje në KALLXO.com përmes aplikacionit KALLXO.com në telefon mobil ose duke dërguar pyetje në adresën e emailit [email protected] por edhe në faqen e KALLXO.com në Facecook.