Foto: Ilustrim

Avokati Haxhi Çekaj Arrestohet Gjatë Pauzës së Seancës

Avokati Haxhi Çekaj, i cili mbron policin e suspenduar Shefqet Kameraj, që gjykohet për vrasjen e Ilmi Lufajt, nuk është kthyer në seancë pas pauzës.

Haxhi Çekaj, avokat i të akuzuarit Shefqet Kameraj, nuk është kthyer në seancë pas pauzës në shqyrtimin gjyqësor që është duke u mbajtur lidhur me vrasjen e Ilmi Lufajt.

NDËRLIDHUR

Sipas burimeve të KALLXO.com avokati Çekaj gjatë pauzës është arrestuar nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me avokatin Çekaj por ai nuk ka pasur qasje në telefon.

Ndërkohë, i pyetur nga KALLXO.com rreth arrestimit të mundshëm të avokatit Çekaj, zëdhënësi i Policisë Baki Kelani konfirmoi arrestimin e një të dyshuari rreth orës 13:10 por nuk dha emrin e të arrestuarit.

“Mund të ju konfirmoj se sot rreth orës 13:10, zyrtarë policorë nga Departamenti Special Anti-Korrupsion kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti për Krime të Rënda, për Simulimin e Veprës së Korrupsionit, gjegjësisht veprës: Mashtrim sipas nenit 442 të KPK-së. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, tha Kelani për KALLXO.com.

Në këto rrethana, trupi gjykues i Gjykatës së Pejës mori vendim që seanca të ndërpritet deri nesër.

Kryetari i trupit gjykues, Kreshnik Radoniqi, pas kthimit nga pauza tha se në seancë mungon avokatit i të akuzuarit, Shefqet Kameraj, Haxhi Çekaj.

Radoniqi tha së Çekaj është kontaktuar përmes telefonit dhe i njëjti ka thënë së nuk mund të jetë i pranishëm në vazhdimin e seancës për shkak të “krijimit të rrethanave të papritura”.

“Pas kontaktimit përmes telefonit me avokatin Çekaj i njëjti e njoftoi trupin gjykues se për shkak të disa rrethanave të papritura e të cilat nuk mund t’i shpjegojë përmes telefonit theksoi se i pamundësohet pjesëmarrja në ketë seancë”, tha Radoniqi, kryetar i trupit gjykues.

Kreshnik Radoniqi tha se avokati është pyetur se a do të marrë pjesë në seancën e nesërme por Çekaj i ka thënë së një gjë e tillë nuk varet nga ai.

Kryetar i trupit gjykues tha se nuk ka kushte të vazhdohet me seancë dhe për ketë arsye ajo duhet të ndërpritet.

Paraprakisht, gjatë seancë së sotme në gjykimin e zyrtarit policor, Shefqet Kameraj, i cili akuzohet për vrasjen në Deçan të Ilmi Lufajt, në cilësinë e dëshmitarëve u dëgjuan polici Tahir Mazrekaj dhe dëshmitari Besfort Elshani.

KALLXO.com raportoi dje për seancën ku dëshmuan dy policët, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes tragjike të 18 prillit 2016.

Policët Dëshmojnë për Momentin e Vrasjes së Ilmi Lufajt

15 Shkurt 2017 - 18:04

Shkodran Nikçi 15/02/2017 - 18:04
NDËRVEPRIMI148

Avokati Haxhi Çekaj Arrestohet Gjatë Pauzës së Seancës

by Shkodran Nikçi
NA NDIQNI