Foto: Ilustrim

Arrestohet një Zyrtare e Bankës në Ferizaj

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar dje në Ferizaj një të dyshuar, zyrtare në një bankë, me dyshimin e bazuar se e njëjta në vazhdimësi gjatë periudhës njëvjeçare u ka tërhequr nga xhirollogaritë private vlera monetare të ndryshme klientëve të bankës.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Veprën e pretenduar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, e arrestuara dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës 2015/2016.