Glauk Konjufca - Foto: Ilustrim

Arrestohet Glauk Konjufca

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është arrestuar nga policia sapo ka përfunduar një konferencë për shtyp në mjediset e Kuvendit.

Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi të dalë për votim në Kuvend më 1 shtator.