Ilustrim

Arrestime dhe Konfiskim Marijuane në Kamenicë

Dy persona me inicialet D.K. dhe F.J. janë arrestuar nga policia në Korretin të Kamenicës si të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, para arrestimit të këtyre personave pjesëtarë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, bashkë me njësi tjera policore bastisën një shtëpi dhe objekt përcjellës të saj në Korretin nën dyshimin për narkotikë.

Komunikata bën me dije se policia gjeti në objektet e kontrolluara një sasi të marijuanës që pas matjeve doli të jetë me peshë 968.3 gramë.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksione dhe shkatërrim narkotikësh.