Milaim Zeka - Arkiv

Arrest Shtëpiak për Milaim Zekën

Një muaj arrest shtëpiak është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata në Prishtinë për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i dyshuar për veprat penale të mashtrimit dhe shmangies nga tatimi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i të dyshuarit Zeka, Gazmend Halilaj.

“Gjykata nuk e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj z. Milaim Zeka. Në vend të kësaj, ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, tha avokati.

Avokati paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi të gjykatës themelore.

Milaim Zeka u ndalua dje nga policia nën dyshimet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Atij më pas iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh.

Sot këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut njoftoi se ka vizituar Zekën dhe deputeti, sipas KMDLNJ-së nuk është ankuar për sjelljet ndaj tij nga policia dhe stafi i Qendrës së Ndalimit në Prishtinë.

http://kallxo.com/milaim-zeka-nuk-ka-ankesa-per-policine/

Po sot Gazmend Halilaj, avokati i Milaim Zekës tha për KALLXO.com se i mbrojturi i tij është deklaruar i pafajshëm në polici për dyshimet me të cilat ngarkohet.

http://kallxo.com/avokati-milaim-zeka-e-raportoi-vete-rastin-tek-organet-e-ndjekjes/