Aksidenti në magjistralen Prishtinë - Podujevë - Foto: KALLXO.com

Aksident me Fatalitet në Magjistralen Prishtinë- Podujevë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 19:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Aksidenti, në të cilin janë përfshirë një veturë, një kamionetë dhe një këmbësor, ka qenë fatal për këtë të fundit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e përfshira në aksident.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar majori Milaim Fejzullahu, komandant i Trafikut Regjional të Prishtinës.

Sipas Fejzullahut, aksidenti ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.

“Këmbësori pas lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë në QKUK”, tha për KALLXO.com komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës.