Abelard Tahiri, Foto: Facebook.

Abelard Tahiri Kërkon Kolegj Special për Lëndët e Prokurorisë Speciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri takoi Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi.

Tahiri dha përkrahje në idenë se gjykata ka nevojë për një kolegj të veçantë për vendosjen e lëndëve që vijnë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Bytyqi në këtë takim i tha ministrit se Gjykata e Prishtinës ka shënuar suksese në zvogëlimin e grumbullit të lëndëve të papërfunduar përderisa Tahiri ofroi përkrahje nga ministria në punën e gjykatës.

Ministri në takim mori me vete edhe kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurial të Kosovës.

Së bashku ata diskutuan lidhur me iniciativat për  plotësim – ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, të cilët sipas ministrit, do të procedohen së shpejti.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës , ky grupim i zyrtarëve të lartë të fushës së drejtësisë u dakorduan se sistemi ka nevojë për shtim të numrit të gjyqtarëve për shtim të efikasitetit të Gjykatës.